5
4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: JanarMars 2016 http://us3.campaignarchive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 1/5 ANF Buletini Nr. 1/2016 View this email in your browser Buletini Nr. 1/2016 Lora jonë e vogël! "Unë jam Lora, jam lindur parakohe (java e 30të), nga Ferizaji. fillim kisha probleme me frymëmarrje, por tani rritem e shëndoshë falë kujdesit dhe medikamentit të “Surfaktantit” dhe inkubatorit. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuat." Lexo më shumë tregime nga përfituesit tanë... Pajisjet e fotollampave dorëzohen në Repartin Neonatologjik në QKUK Javë më parë ishim pranë Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare Kosovës, QKUK dhe bëmë dorëzimin solemn fotollampave, pajisje këto esenciale për trajtuar verdhëzën tek foshnjet. Këtë herë u dhuruan 5 fotollampa. Verdhëza është një problematikë e shpeshtë tek foshnjet. Rreth gjysma e të posalindurve të lindur në kohë dhe 75% e foshnjeve lindura para kohe manifestojnë verdhëz ditët e para jetës.Lexo më shumë... Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Komunën e Shtërpcës Në një ceremoni zyrtare, u hap Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas në Komunën e Shtërpcës, në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Drajkovc. Kjo Qendër sjell gratë nga etnicitetet e ndryshme në një dhomë të përbashkët ku ndajnë eksperiencën e njejtë e të bërit nënë. Lexo më shumë... Fillon skriningu i retinopatisë tek foshnjet premature në QKUK fillim muajit mars u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Kosovës SHSKUK dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, marrëveshje kjo garanton ndërtimin e sistemit skriningut dhe laserimit të syve tek të posalindurit. Kjo nismë nuk Subscribe Share Past Issues Translate

Buletini Nr. 1/2016 - AMC Health...foshnjat e lindura parakohe vdesin. Ky medikament shfrytëzohet afërsisht nga 250 300 foshnje çdo vit. Lexo më shumë... Aksioni për Nëna dhe

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Buletini Nr. 1/2016 - AMC Health...foshnjat e lindura parakohe vdesin. Ky medikament shfrytëzohet afërsisht nga 250 300 foshnje çdo vit. Lexo më shumë... Aksioni për Nëna dhe

4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: Janar­Mars 2016

http://us3.campaign­archive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 1/5

ANF Buletini Nr. 1/2016 View this email in your browser

Buletini Nr. 1/2016

Lora jonë e vogël!

"Unë jam Lora, jam lindur parakohe (java e 30­të), nga Ferizaji.Në  fillim  kisha  probleme  me  frymëmarrje,  por  tani  rritem  eshëndoshë  falë  kujdesit  dhe  medikamentit  të  “Surfaktantit”  dheinkubatorit. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuat."

Lexo më shumë tregime nga përfituesit tanë...

Pajisjet  e  fotollampave  dorëzohen  në  RepartinNeonatologjik në QKUKJavë më parë ishim pranë Klinikës së Neonatologjisë në QendrënKlinike  Universitare  të  Kosovës,  QKUK  dhe  bëmë  dorëziminsolemn  të  fotollampave,  pajisje  këto  esenciale  për  të  trajtuarverdhëzën  tek  foshnjet.  Këtë  herë  u  dhuruan  5  fotollampa.Verdhëza është një problematikë e  shpeshtë  tek  foshnjet. Rrethgjysma e të posalindurve të lindur në kohë dhe 75% e foshnjevetë  lindura  para  kohe  manifestojnë  verdhëz  në  ditët  e  para  tëjetës.Lexo më shumë...

Hapet  Qendra  Informuese  për  Shëndetin  eGruas edhe në Komunën e ShtërpcësNë një ceremoni zyrtare, u hap Qendra Informuese për Shëndetine  Gruas  në  Komunën  e  Shtërpcës,  në  Ambulantën  e  MjekësisëFamiljare  në  Drajkovc.  Kjo  Qendër  sjell  gratë  nga  etnicitetet  endryshme në një dhomë të përbashkët ku ndajnë eksperiencën enjejtë e të bërit nënë. Lexo më shumë...

Fillon  skriningu  i  retinopatisë  tek  foshnjetpremature në QKUKNë  fillim  të  muajit  mars  u  nënshkrua  marrëveshja  ebashkëpunimit  me  drejtorinë  e  Shërbimit  Spitalor  KlinikUniversitar  të  Kosovës  –  SHSKUK  dhe  Aksionit  për  Nëna  dheFëmijë,  marrëveshje  kjo  që  garanton  ndërtimin  e  sistemit  tëskriningut dhe laserimit të syve tek të posalindurit. Kjo nismë nuk

Subscribe Share Past Issues Translate

Page 2: Buletini Nr. 1/2016 - AMC Health...foshnjat e lindura parakohe vdesin. Ky medikament shfrytëzohet afërsisht nga 250 300 foshnje çdo vit. Lexo më shumë... Aksioni për Nëna dhe

4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: Janar­Mars 2016

http://us3.campaign­archive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 2/5

kishte  me  qenë  e  mundur  pa  bashkëpunimin  direkt  të  Spitalit“Kubati”  dhe  Aksionit  për Nëna  dhe  Fëmijë,  bashkëpunim  ky  qësiguron angazhimin vullnetar të ekspertëve. Lexo më shumë...

U  nënshkrua marrëveshja  e  bashkëpunimit meQKMF në MitrovicëQendra Kryesore  e Mjekësisë  Familjare  (QKMF)  dhe Aksioni  përNëna dhe Fëmijë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit përhapjen e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas (QISHG) nëMitrovicë.  Ky  lokacion  në  Mitrovicë  njëherit  shënon  edhe  pikën5 të funksionimit të shërbimeve edukative të QISHG­së.Lexo mëshumë...

Nënshkruhet Marrëveshje me zyren e UNFPA­së UNFPA ndihmon krijimin e koalicionit të organizatave të shëndetitriprodhues  dhe  pilotimin  e  sistemit  të  skriningut  të  kancerit  tëqafës  së  mitrës  në  Komunën  e  Prishtinës.  Në  një  periudhëafatgjate,  ky  koalicion  synon  të  përmirësojë  politikat,  ligjet  dhevetëdijesimin  rreth  shëndetit  riprodhues  dhe  të  drejtaveriprodhuese  në  Kosovë  përmes  aktiviteteve  avokuese  t’bazuaranë  evidencë.  Ndërkaq,  skriningu  i  kancerit  të  qafës  së  mitrëssynon  ta  pilotojë  atë  brenda  5  qendrave  të mjekësisë  familjarenë Prishtinë si dhe të zhvillojë planin e veprimit për komunën qëtë  bëjë  planifikimet  humane  dhe  financiare  për  të  ndërtuarprogramin e skriningut në nivelin gjithëpërfshirës komunal. Lexomë shumë...

Nënshkruhet  marrëveshje  bashkëpunimi  meAmbasadën e Republikës Çeke në KosovëAksioni  për Nëna  dhe  Fëmijë  dhe  Ambasada  e  Republikës  Çekenë  Kosovë  nënshkruan  marrëveshje  bashkëpunimi  me  të  cilënmbështeten  Qendrat  Informuese  për  Shëndetin  e  Gruas.  Kjombështetje  më  saktësisht  mundëson  trajnimin  e  motrave  dhemamive  të  Qendrave  të  Mjekësisë  Familjare  dhe  spitaleve  kuoperojnë  këto  Qendra  Informuese  ashtu  që  të  përmirësohenindikatorët e komunikimit mjek­pacient dhe këshillë­dhënies ndajgrave shtatzëna. Lexo më shumë...

Mirëpritëm  në  Prishtinë  përfaqësuesit  ngaAmbasada  e  Australisë  dhe  Misioni  Permanentnë VjenëPatëm  kënaqësinë  të  mirëpresim  në  Prishtinë  përfaqësuesit  eAmbasadës së Australisë, Z. David Lewis, zëvendës­ambasadorindhe  Z.  Richard  Hozler­Remondi,  zyrtarin  për  marrëdhëniebilaterale  për  një  vizitë  disa  orëshe.  Ne  nënshkruam  njëmarrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Australisë në janartë  këtij  viti  ku  përmes  programit  të  tyre  të  ndihmës  do  tëmundësohet zgjerimi i shërbimeve të edukimit shëndetësor. Lexomë shumë...

Page 3: Buletini Nr. 1/2016 - AMC Health...foshnjat e lindura parakohe vdesin. Ky medikament shfrytëzohet afërsisht nga 250 300 foshnje çdo vit. Lexo më shumë... Aksioni për Nëna dhe

4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: Janar­Mars 2016

http://us3.campaign­archive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 3/5

Nënshkruhet  marrëveshje  bashkëpunimi  meUNMIK­unUNMIK dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) kanë nënshkruarnjë marrëveshje bashkëpunimi me të cilën mundësohet zgjerimi ishërbimeve  të  Qendrës  Informuese  për  Shëndetin  e  Gruas.Qendra  sjell  gratë  nga  etnicitetet  e  ndryshme  në  një  dhomë  tëpërbashkët ku ndajnë eksperiencën e njejtë e  të bërit nënë. Nëkëto  qendra,  këshillat  individuale  dhe  grupore  ofrohen  në  njëambient  shumëngjyrës,  privat  dhe  të  rehatshëm.  Posterat,kukullat  dhe  videot  e  kompletojnë  këtë  ambient  dhe  e  bëjnë  tënxënurit  e  informatave  bazike  më  të  lehtë.  Në  këto  qendrapoashtu  bëhen  ushtrimet  e  nevojshme  fizike  për  të  menaxhuarfrymëmarrjen dhe dhimbjet e lindjes. Lexo më shumë...

Aksioni  për  Nëna  dhe  Fëmijë  merr  pjesë  nëorganizimin  e  Task  Forcës  Kosovare  përKontrollin e KanceritAksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) morri pjesë në Simpoziumin e7të  Ballkanik  të  organizuar  nga  LIV  Hospital  dhe  Task  ForcaKosovare  për  Kontrollin  e  Kancerit.  Simpoziumi  u  organizua  nëformatin  e  tryezës  së  rrumbullakët  për  të  diskutuar  rrethProtokoleve  të  Skriningut,  Diagnostikimit  dhe  Menaxhimit  tëKancerit  të Qafës  së Mitrës.  ANF  solli  eksperiencën  e  tyre  gjatëpilot  projektit  të  skriningut  të  kancerit  të  qafës  së  mitrës  tëzhvilluar gjatë vitit 2015. Lexo më shumë...

300  shishe  të  ilaçit  të  Surfaktantit  arrijnë  nëKosovëAksioni për Nëna dhe Fëmijë dhuroi edhe këtë vit medikamentin esurfaktantit  në  njësinë  e  Neonatologjisë  në  Qendrën  KlinikeUniversitare  të  Kosovës.  Këtë  vit  u  dhuruan  300  shishe  të  këtijmedikamenti  jetik  për  foshnjet  e  Kosovës  dhe  ky  donacionmbulon  nevojën  e  njësisë  për  vitin  2016.  Pa  surfaktant  tëmjaftueshëm, mushkëritë e foshnjës nuk mund të zhvillohen dhefoshnjat e lindura parakohe vdesin. Ky medikament shfrytëzohetafërsisht nga 250­300 foshnje çdo vit. Lexo më shumë...

Aksioni  për  Nëna  dhe  Fëmijë  i  bashkohetplatformës  Dita  Botërore  e  Anomalive  tëLindjesJemi  të  lumtur  të ndajmë me  ju  lajmin se Aksioni për Nëna dheFëmijë  është  ftuar  si  organizatë  përfaqësuese  nga  Kosova  në

Page 4: Buletini Nr. 1/2016 - AMC Health...foshnjat e lindura parakohe vdesin. Ky medikament shfrytëzohet afërsisht nga 250 300 foshnje çdo vit. Lexo më shumë... Aksioni për Nëna dhe

4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: Janar­Mars 2016

http://us3.campaign­archive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 4/5

platformën Dita Botërore e Anomalive të Lindjes. Kjo platformë ulançua me 3 mars 2015 nga 12 organizata themeluese, përfshirëmidis  tjerash  edhe  fondacionin  March  of  Dimes,  Qendren  përKontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA, OrganizatatShëndetësore  Pan  American,  Zyren  Regjionale  të  OBSH­së  përAzinë Juglindore, etj. Anomalitë e lindjes janë mjaft të shpeshta,të  kushtueshme  dhe  kritike.  Ashtu  që  vetëdija  globale  mbianomalitë  e  lindjes  të  rritet,  3  marsi  është  caktuar  si  DitëBotërore e Anomalive të Lindjes. Lexo më shumë...

Raporti i audituar i ANF­së në uebfaqe Qëndrueshmëria  dhe  suksesi  i  Aksionit  për  Nëna  dhe  Fëmijëvaren shumë nga mbështetja e vazhdueshme e donatorëve dhepartnerëve ndaj të cilëve ANF është përgjegjës. Andaj financat eANF­së  auditohen  çdo  vit  nga  kompania  Deloitte.  Ju  ftojmë  tëvizitoni uebfaqen e ANF­së për t’parë raportin e detajuar. 

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në media... Një reportazh mbi reagimin dhe veprimin e Aksionit për Nëna dhe

Fëmijë ndaj problemit të verbërimit të fëmijëve u zhvillua nga

KlanKosova. Video tregon më mirë se si filloi nisma dhe si do t'ecë

më tutje. Ndiq këtë video...

Për të përkrahur punën tonë:Donacionet e juaja janë shumë të mirëseardhura dhe do të përdoren në mënyrë transparente për qëndrueshmërinë e

fondacionit drejt zhvillimit të programeve për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë. Ne besojmë se me ndihmën e

partnerëve dhe përkrahësve, miqve tonë, do të krijojmë kushte më të mira shëndetësore për nënat dhe fëmijët, duke i

mundësuar kështu fëmijës një fillim të mirë të jetës. Fondacioni ynë është i përkushtuar ndaj procesit të realizimit të këtij

qëllimi, por nuk mund ta bëjmë pa ndihmën tuaj.   

Dhuro online përmes butonit DHURO më poshtë. Donacionet online pranohen përmes Hitchcock Foundation, fondacion i

regjistruar si 501(c)3 në Amerikë. Ju lutem specifikoni Action for Mothers and Children/Kosovo Fund nën seksionin name of

fund, program or doctor*.

DHURO

Page 5: Buletini Nr. 1/2016 - AMC Health...foshnjat e lindura parakohe vdesin. Ky medikament shfrytëzohet afërsisht nga 250 300 foshnje çdo vit. Lexo më shumë... Aksioni për Nëna dhe

4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: Janar­Mars 2016

http://us3.campaign­archive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 5/5

Mënyrat e tjera për të kontribuar:  Donacionet mund të bëhen edhe përmes kredit kartelës, transferit bankar, apo çekut. Kliko këtu!

Të gjitha donacionet për ANF do të  jenë të mirënjohura me shkrim dhe buxheti vjetor  i  tij auditohet nga kompani  tëjashtme çdo vit. Bordi dhe stafi i ANF vlerësojnë shumë kontributin tuaj dhe poashtu çfarëdo komenti apo sugjerimi qëmund të keni për ne.

Forward

Copyright © *|2016|* *|Aksioni për Nëna dhe Fëmijë|*, Të gjitha të drejtat e rezervuara.  

Na kontaktoni:Aksioni për Nëna dhe Fëmijë 

Tophane, rr.b. Perandori Dioklician Nr.14 10,000 Prishtina

Republika e Kosovës

Email: [email protected]: +381(0)38 748 309 Mob: +386 49 110 333 Web: www.amchealth.org

      

This email was sent to [email protected] why did I get this?    unsubscribe from this list    update subscription preferences 

Action for Mothers and Children · Tophane, rr.b. Perandori Dioklician Nr.14, Kati 4 · Prishtina 10 000 · Albania